FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trajneri i Skënderbeut, Daja: Mund të fitonim, do bëjmë maksimumin për vendin e dytë në grup

Në përfundim të ndeshjes së humbur me rezultatin 3-1, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, është shprehur i kënaqur me pjesën e parë, por jo me të dytën. Tekniku i korçarëve u shpreh se gjatë lojës kishte menduar fitimin e ndeshjes, por pavarësisht kësaj tani do të fokusohej në objektivin tjetër, arritjen e vendit të dytë në grup.

“Jam i kënaqur me mënyrën si e filluam ndeshjen. Gjatë gjithë pjesës së parë bëmë një punë shumë të mirë. Pas pushimit, fatkeqësisht, çdo gjë ndryshoi. Por nuk duhet harruar që luanim kundër skuadrës më të mirë të grupit në transfertë. Sigurisht, Dinamo ishte favorite. Kur rezultati ishte 2-1, tentuam të ushtronim presion dhe të barazonim rezultatin, por më pas penalltia na theu. U munduam të freskonim lojën me zëvendësime, por nuk solli ndryshim”, tha fillimisht Daja.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?