Trajneri i Suedisë: I heq kapelen Ibrahimovic për atë që ka bërë, por duhet ta thotë vetë që do të rikthehet!
Ndeshjet fantastike me fanellën e Milan nuk kanë kaluar pa vëmendje në Suedi teksa trajneri Janne Andersson hap një spirale të vogël për rikthimin e Zlatan Ibrahimovic: “Është e nevojshme që ai vetë të dojë të përfshihet në projektin e kombëtares. Në 2016 ma tha qartë se nuk dëshironte më të bënte pjesë e unë e respektova zgjedhjen e tij. Duhet të jetë ai që ta thotë se dëshiron të kthehet: në atë rast, do më takojë mua ta administroj situatën”.
Për të përditshmen suedeze “Aftonbladet”, trajneri i kombëtares pret, duke e thënë qartë, hapin e parë nga kampioni i Milanit. “Nuk ndjek rrjetet sociale, por në çdo rast mua nuk më intereson ajo që thotë dhe mënyra si e thotë, duhet të jetojë jetën tij. Di ndërkohë çfarë më ka thënë e çfarë kemi biseduar kur la kombëtaren. Nga atëherë, nuk ka ndryshuar asgjë në mënyrën time të të parit të gjërave.
Rendimenti i tij? Nuk mund të them se jam kaq i surprizuar. Nëse do të isha, do të thoshte se nuk besoja në potencialin e tij. Më ka impresionuar, jam shumë i goditur nga fakti që Zlatan mund të vazhdojë të ketë këtë uri, këtë nxitje e këtë kualitet në atë që bën. Është vërtetë impresionuese, është një sportist i madh. Është me diferenca lojtari ynë më i mirë i të gjitha kohëve. Është e pabesueshme ajo që po bën. I heq kapelen e përgëzime për rezultatet e tij”.
KOHA JONË SONDAZH

