Trajneri i Valmierës “kërcënon” Partizanin: Kualifikimi i hapur, shanset 50 me 50

Trajneri i Valmierës, Jurgis Kalns, nuk vjen i dorëzuar për ndeshjen e kthimit në Elbasan përballë Partizanit. Në konferencën për mediat para stërvitjes së fundit në “Elbasan Arena”, ai deklaroi se gjendja e ekipit është e mirë dhe se e njeh mjaftueshëm Partizanin, teksa beson te kualifikimi.

“Jemi gati për të luftuar dhe për të dhënë më të mirën në këtë ndeshje. Por, në radhë të parë dëshiroj të bëj një falënderim për mikpritjen e ngrohtë këtu në Shqipëri. Pas ndeshjes, shpresoj të jem i lumtur dhe të kemi kaluar turin. Partizanin e vlerësoj shumë si ekip, pasi ashtu si ne, kemi shumë lojtarë të rinj. Partizani ka lojtarë shumë të shpejtë, që luajnë mirë dhe përdorin edhe topin e gjatë. Ashtu siç e ka të qartë trajneri i Partizanit, edhe unë e kam të qartë se si do të luajmë nesër (sot)”, ka thënë fillimisht trajneri letonez.

I ngacmuar për faktin që te “demat” mungon sulmuesi kryesor, Kristian Mba, Kalns dha këtë përgjigje: “Unë isha i përgatitur për të mbajtur Mbanë, duke e ditur se është një lojtar i fortë fizikisht. Me dëmtimin e tij, na doli edhe më e vështirë në ndeshjen e parë. Cara luajti si pykë kryesore dhe ne nuk e parashikuam se si lëvizte ai”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa u përket shanseve për kualifikim, trajneri letonez i mendon të barabarta. Kalns e kalon presionin te Partizani, i cili, sipas tij, ashtu si fitoi edhe mund të humbasë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shanset janë 50-50. Unë e njoh ekipin tim, ndaj them që janë të barabarta. Vërtet Partizani ka fituar ndeshjen e parë, por mund të gabojë në të dytën”, përfundoi Kalns.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?