Trajneri i Young Boys fajëson terrenin: Kursyem lojtarët, në fund edhe mund ta fitonim

Trajneri i Young Boys, Adi Huter, ka bërë të ditur se vendosi të kursente shumë prej titullarëve për duelin ndaj Skënderbeut, pasi po mendonte për ndeshjen e fundjavës në kampionatin zviceran kundër St. Galen, ekipit që i ndjek në klasifikim.

“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi terreni ishte shumë i keq. Na u desh të kursenim disa lojtarë pasi kemi një ndeshje të rëndësishme në fundjavë kundër St. Galen”, thekoi ai pas përfundimit të sfidës.

Sipas tij, reagimi pas golit të pësuar ishte i duhuri dhe një fitore nuk do të kishte qenë aspak e pamerituar. “Më pëlqeu reagimi i skuadrës, në fund të ndeshjes edhe mund ta fitonim ndeshjen”, theksoi Huter.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?