Trajneri ndjehet krenar për Kelmendin: Bota njohu xhudisten më të mirë të planetit

Trajneri i xhudistes Majlinda Kelmendi, Driton Kuka, është shprehur krenar që xhudistja e ekipit të tij ka fituar çmimin si “Xhudistja më e mirë” (Best Female Judoka Today) nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Në fjalimin e kampiones pasi mori çmimin, zunë vend edhe falënderimet për Kukën, ku u tha se është personi kryesor që e ka rritur dhe e ka bërë kampione.

Më pas, Kuka ka thënë se më në fund po kurorëzohet mundi dhe sakrifica

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kurorëzohet mundi e sakrifica! Nga Kosova e vogël por me heronj të mëdhenj! Bota sot njohu Xhudisten më të madhe të Planetit!”, ka shkruar ai në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?