Trajneri Ramella: Flamurtari, të mendojë për sezonin tjetër

Trajneri Mirel Josa i është gëzuar kualifikimit të Skënderbeut në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për të 4-tin sezon radhazi, në po kaq edicione kur edhe juglindorët janë shpallur kampionë vendi. Kampionët në fuqi u eliminuan nga Flamurtari një vit më parë në gjysmëfinalet e Kupës, por nuk gabuan këtë vit dhe fituan me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Sfida e kthimit  e luajtur sot në Korçë përfundoi me shifrat 3-1 në favor të Skënderbeut, falë golave të Osmanit, Berishës dhe Shkëmbit. Ardit Shehaj shënoi në favor të Flamurtarit, por sipas Mirel Josës skuadra e tij e menaxhoi ashtu siç duhej takimin e dytë  çerek-final përballë Flamurtarit. – “Nuk është problemi se ne vuajtëm në pjesën e parë. Ne bëmë një lojë të mirë, pasi e dinim që Flamurtari do të vinte këtu për të na sulmuar. Flamurtari humbi një shans të mirë në pjesën e parë por edhe patëm disa raste për shënim. Ishte një ndeshje e vështirë ne patëm fat dhe kaluam në avantazh falë golit të Osmanit. Edhe pas golit të disavantazhit ata u përpoqën të barazonin por ne e menaxhuam mirë ndeshjen dhe në pjesën e dytë arritëm të realizonim edhe golin e avantazhit të dyfishtë që na dha një qetësi të jashtëzakonshme. Jam i kënaqur për faktin se e mbyllëm çështjen e kualifikimit brenda 90-minutave,” – theksoi Mirel Josa, që gjithsesi shton se nuk ka kohë për të festuar gjatë, ngaqë e pret ndeshja e ardhshme e kampionatit, me Kukësin.

Nga Flamurtari, trajneri  Ernestino Ramella u ankua për shanset e humbura nga futbollistët e tij. ndërkohë që vlerësoi edhe paraqitjen e Skënderbeut.  -“Në pjesën e parë  patëm mundësi për të shënuar, rezultati mund të ishte ndryshe nëse Buval do të kishte realizuar. Edhe pasi u ndëshkuam bëmë maksimumin për t’i ndryshuar rrjedhën takimit por goli i dytë që pësuam  na dha një goditje të rëndë. Skënderbeu është një skuadër e fortë. Na penalizuan edhe dëmtimet e Idrizaj dhe Arbrit, por më tepër na penalizoi gabimi që bëmë në rastin e golit të Osmanit. Tani do të  luajmë për pjesën e mbetur të kampionatit, për të  formuar ekipin për sezonin e ardhshëm,” – thekson trajneri Ramella.  Flamurtari i dha kështu lamtumirë Kupës së Shqipërisë, duke dorëzuar edhe trofeun e fituar një vit më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?