Tre medalje nga “Tunis Grand Prix”, trajneri kosovar me superlativa për sportistët

Akil Gjakova e humbi duelin final kundër xhudistit nga Kazakistani, Zhansay Smagulov, në kategorin deri në 73 kilogramë, por kjo nuk e pengoi xhudistin pejan të largohet pa medalje nga “Grand Prix Tunis” pasi e kishte siguruar përpara takimit final medaljen e argjendtë .

Gjakova është i treti xhudist që ngre lart flamurin kosovar, pas dy xhudisteve Nora Gjakova që u kthye me medaljen e artë nga ky kompeticion, ndërsa Distria Krasniqi u ngjit në shkallën e dytë të podiumit duke marrë medaljen e argjendtë.

Menjëherë pas ndeshjes, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” trajneri i sportistëve kosovarë, Driton Kuka falenderoi xhudistët për paraqitjen në këtë kompeticion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja çfarë shkruan Kuka në “Facebook”

Swiss Digital Mobile Reklama

Suksesi më i madh i Shtetit tonë në Grand Prix deri më tash!
Një e artë e dy tē argjendta!
Medalja e parë në konkurrencën e meshkujve e argjendta e Akilit sot shkëlqen si ari!
Nora,Disi e Akili edhe pa prezencën e Kampiones Olimpike performuan bukur dhe nisën me sukses këtë vit!
Po e ripostoj foton e Akilit si një fitore briliante gjatë ditës së sotme!
Personalisht medalja e Akilit për mua si trener i tyre paraqet impuls të ri në ekipin tonë dhe medaljet Elitare tani më po vijnë edhe për meshkuj!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?