Tre vite pritje për një ftesë kuqezi, Ahmedi: Kisha presion nga Maqedonia

I lindur në Ohër po zemra e mesfushorit Valon Ahmedi rreh vetëm për Kombëtaren shqiptare. Tre vite pritje për një ftesë dhe tashmë ai është pjesë e ekipit kombëtar shqiptar, kjo falë formës së shkëlqyer që 22-vjeçari po kalon me klubin e tij Maribor.

Në një prononcim për “Supersport” Ahmedi nuk e ka fshehur lumturinë e tij për përfshirjen në listë nga trajneri Panuçi, duke deklaruar se pavarësisht presionit që pati nga Maqedonia, ai zgjodhi me zemër për të përfaqësuar kombin e tij. Në të kaluarë mesfushori ka qënë pjesë e Kombëtares shpresa ku hera e fundit që ai ka luajtur ishte viti 2014.

“Kam lindur në Ohër, por jam shqiptar dhe me shumë kënaqësi zgjodha Shqipërinë. Ishte dëshira ime, por sidomos e prindërve të mi që unë të luaj për Shqipërinë. Kam pasur presion nga Maqedonia, por e kam bërë zgjedhjen e time dhe për këtë ndihem shumë mirë. E kam nder që jam pjesë e kombëtares kuqezi dhe, nëse trajneri do të më japë minuta, do të bëj maksimumin. Kam zgjedhur me zemër.”/PanoramaSport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?