Tronditet Juventus, dy yje rrezikojnë të mungojnë me Totenhemin
Juventus tronditet në momentin më të vështirë të sezonit. Gonzalo Higuain u detyrua që të braktiste fushën pas 14 minutash në pjesën e parë. Sulmuesi argjentinas u dëmtua në kavilien e majtë pas një përplasje që pati me portierin Sirigu në minutën e tretë.
Rikuperimi i Pipitës është i mundshëm për argjentinasin shihet deri në 18 mars. Ndërkohë situata është më e rëndë për Federiko Bernandeskin, i cili rrezikon që të mungojë 4-5 javë. Ky është një lajm tronditës për bardhezinjtë, të cilët mund të humbasin dy lojtarë shumë të rëndësishëm për duelin e kthimit ndaj Totenhemit. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

