FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tronditet Juventusi, edhe De Ligt del pozitiv ndaj Covid-19

Vijojnë infektimet me koronavirus te skuadra e Juventusit. Pas Alex Sandros dhe Cuadrados, të cilët munguan në ndeshjen ndaj Milanit për shkak se dolën pozitiv, ditën e sotme është zbuluar se është prekur edhe De Ligt.

Qendërmbrojtësi holandez ka dalë pozitiv në testimet e fundit dhe do të mungojë në sfidën e radhës kundër Sassuolos. Shqetësimi te skuadra torineze është i madh për shkak se rastet po shtohen, ndërkohë që sfida e fundit me Milanin, ku edhe klubi kuqezi kishte dy raste, mund të ketë shërbyer si vatër infektimi. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?