Tronditet Juventusi, një tjetër futbollist konfirmohet pozitiv me Covid

Pas Alex Sandros, Juventus duhet të bëjë edhe pa Juan Cuadradon për transfertën e radhës në kampionat ndaj Milanit, Ashtu si mbrojtësi brazilian, edhe anësori kolumbian ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe tashmë është izoluar. Ai është asimptomatik, por sipas protokollit duhet të qëndrojë në izolim.

Një mungesë që komplikon edhe më shumë zgjedhjet e Pirlos, i cili duhet të bëjë pa dy mbrojtësit titullar. Danilo mund të luajë si mbrojtës i djathtë, ndërkohë që si i majtë mund të aktivizohet Chiellini ose Frabotta. Nuk përjashtohet as mundësia që të adaptohet edhe Bernandeschi. /R.Lika-Koha Jone/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?