“Tronditet” kombëtarja, ndaj Skocisë do të mungojë edhe bomberi i njohur

Shqipëria është duke u përgatitur për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Skocisë. Trajneri Christian Panucci po humbet një nga lojtarë të rëndësishëm, përveç të pezulluarve, ndaj situata është shqetësuese. I fundit që pritet të mungojë është Eros Grezda.

Sulmuesi i talentuar, i cili javën e shkuar shënoi 2 gola me Rangers në Skoci dhe dukej në formë perfekte fizike, tashmë do të mungojë për shkak të një dëmtimi në pulpë.

Grezda ka pasur një fashim të dukshëm në pulpë dhe nuk vrapon dot lirisht, ndaj është në dyshim edhe për ndeshjen miqësore kundër Uellsit dhe mund të kthehet në Skoci për t’u kuruar. Në këtë mënyrë tashmë do të mbetet shpresat e golave të një prej sulmuesve të tjerë Uzuni, Balaj apo Vrioni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?