Tronditet Polonia, ylli i Napolit braktis stërvitjen para kohe

Piotr Zielinski po shqetëson së tepërmi kombëtaren e Polonisë. Sikur të mos mjaftonin mungesat e Sheznit, Zaleëskit apo Skorupskit, trajneri Santos mendohet se ka humbur edhe mesfushorin e kamionëve të Italisë i cili është larguar nga stërvitja për shkak të një problemi.

Seanca e fundit stërvitore e Polonisë zgjati një orë e gjysmë, por Zielinski zhvilloi vetëm gjysmën e saj. Mediat kanë bërë me dije se lojtari 29-vjeçar mund të ketë pësuar një dëmtim.

Gjithsesi në kampin polak justifikojnë largimin e tij më herët me faktin se po përpiqen ta ruajnë nga problemet që mund t’i shfaqen nga terreni i qendrës stërvitore të Legias së Varshavës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?