Tronditet Real Madridi, Courtois dëmtohet dhe do të qëndrojë 9 muaj jashtë fushave

Real Madrid merr një lajm tronditës nga infermieria në prag të fillimit të sezonit të ri. Portieri Courtois është dëmtuar rëndë gjatë stërvitjes së mëngjesit të sotëm dhe do të mungojë për një kohë të gjatë.

Portieri ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë dhe do të operohet në ditët e ardhshme. Një lajm i keq që prish planet e Ancelottit, 2 ditë para debutimit të Realit në kampionat.

Sipas gazetës AS ai ka këputur ligamentin e gjurit të majtë dhe do i duhet të qëndrojë për të paktën 9 muaj jashtë fushave, duke i thënë në këtë mënyrë lamtumirë sezonit ende pa nisur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?