FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tronditet Real Madridi nga kontrolli i papritur i për doping

Përfaqësues të Antidopingut i kanë bërë një vizitë të papritur ekipit të Real Madridit. Mjekët e UEFA-s kanë kryer një kontroll për substancat që nuk lejohen për disa lojtarë të skuadrës.

Carvajal, Bale, Kovacic dhe Keylor Navas ishin lojtarët e përzgjedhur, që iu nënshtruan testit të dopingut. Për shkak të kontrollit trajneri Zidane u detyrua ta shtyjë me 15 minuta fillimin e stërvitjes.

Kjo është një procedurë e rregullt gjatë gjithë sezonit, që përsëritet në tri ose katër raste. Në këtë rast UEFA zgjodhi për të vizituar Realin pas ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës dhe pesë ditë para kthimit të Ligës së Kampioneve. Pas kontrollit, lojtarët vazhduan stërvitjen normalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?