FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tronditet Siti, Guardiola humbet Sane për 6-7 javë

Lajme aspak të mira për Mançester Sitin dhe Guardiolën. “Qytetarët” humbasin shërbimet e super talentit gjerman, Leroi Sane për 6-7 javë.

Mesfushori i njohur pësoi një ndërhyrje horror në fundjavë nga Benet në sfidën ndaj Kardifit. Ish-lojtari i Shalkes, ka lënduar ligamentet e gjurit, dhe do të kthehet në dispozicion të Guardiolës në mesin e muajit mars dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për Botërorin “Rusi 2018” me kombëtaren gjermane.

Kjo është një mungesë e madhe për skuadrën angleze që synon të fitojë Championsin këtë sezon. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?