“Tronditet” Tottenham, Harry Kane do të mungojë gjatë pas dëmtimit

Tottenham ka kaluar një fundjavë të tmerrshme, jo vetëm për shkak të humbjes ndaj Manchester United, por dhe problemet që kanë pësuar një nga yjet. Harry Kane u dëmtua në përballjen me “djajtë e kuq”. Sulmuesi anglez ka pësuar dëmtim në kyçin e këmbës dhe sot është mësuar se do mungojë të paktën për 4 javë.

Rikthimi i sulmuesit pritet të jetë për ndeshjen kundër Chelsea për “Carabao Cup” më 24 shkurt. Mungesa e Kane është problem shumë i madh për repartin e sulmit të “Spurs” sepse Lucas Moura është i dëmtuar, Fernando Llorente dhe Vincent Janssen pritet të largohen këtë muaj duke lënë një boshllëk të madh në këtë repart. Son ndërkohë do të bashkohet me kombëtaren e Koresë duke lënë një boshllëk të madh në repartin e sulmit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?