Tuchel: Ancelotti më frymëzon, duhet të kemi kujdes ndaj Napolit
Trajneri i PSG, Thomas Tuchel ka folur para ndeshjes ndaj Napolit, që do të zhvillohet nesër në mbrëmje. Strategu gjerman vlerësoi Ancelottin, ndërkohë që kërkoi kujdes nga futbollistët e shpejt të skuadrës italiane.
“Edinson është i rëndësishëm për ne dhe në këtë moment ndoshta ai ndihet pak i trishtuar sa nuk po shënon aq shumë, por i thashë se situata do të ndryshojë dhe ai nuk duhet të mendojë për të. Ai punon shumë për ekipin, vetëm duhet të mbajë besimin dhe goli do të vijë. Unë e di që nesër është një lojë e veçantë për të dhe shpresoj se ai do të shënojë”, tha Tuchel në konferencën për shtyp.
Ne jemi një klub i madh, por nuk kemi shumë përvojë në Champions League dhe nuk jemi mësuar të shkojmë krejtësisht në këtë turne, kështu që nuk jemi favoritë. Është një grup shumë i komplikuar. Tani kemi tri javë të rëndësishme, vendimtare, dy herë me Napolin, pastaj Marseille, Lille dhe Monaco, të gjitha ndeshjet e rëndësishme dhe ne duhet të luajmë mirë.
Napoli bëri mirë kundër Liverpool-it me energji dhe inteligjencë duke luajtur 4-4-2 me Allan dhe Marek Hamsik në qendër. Ata kanë lojtarë si Lorenzo Insigne dhe të tjerë që mund të bëjnë ndryshimin në çdo moment. Ne duhet të jemi vigjilent, të durueshëm dhe në të njëjtën kohë me intensitetin për të luajtur një lojë të mrekullueshme. Ata kanë luajtur së bashku për shumë vite dhe ende kanë disa nga lëvizjet që Maurizio Sarri aplikoi”, deklaroi Tuchel.
KOHA JONË SONDAZH

