“Tuchel nuk preket”, pronari i ri merr vendimin për strategun gjerman

Chelsea po kalon një sezon të vështirë pas sanksioneve ndaj Abramovich, ndërkohë që më pas erdhi dhe shija e klubit te Todd Boehly, e gjitha krijojë një klimë jo pozitive ku më shumë u fol për atë që do të ndodhte jashtë fushe se sa për atë që po bënte ekipi.

Në fund të këtij sezoni pritet një revolucion, pasi të shumtë janë lojtarët që mund të largohen, por projekti i ri do të vihet në zbatim sërish nga Thomas Tuchel.

Todd Boehly, pronari i ri i Chelsea, ka vendosur të konfirmojë Tuchel në krye të bluve. Në fakt, tekniku gjerman edhe në kulmin e konfuzionit deklaroi se nuk kishte ndërmend të largohej nga Chelsea, madje ishte i gatshëm të punonte edhe pa para.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?