Tuchel: Po arrijmë një standard të lartë, Kane është i jashtëzakonshëm!

Anglia regjistroi fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit, duke mposhtur 3-0 Republikën Çeke në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Pas përfundimit të takimit, trajneri i “Tre Luanëve”, Thomas Tuchel, vlerësoi paraqitjen e skuadrës dhe theksoi se objektivi mbetet përmirësimi i vazhdueshëm.

“Objektivi ynë është të përmirësohemi dhe të rritemi vazhdimisht. Kemi kaluar këto eksperienca së bashku, kemi zhvilluar një turne të madh dhe gjithsesi ishte shumë pozitive. Është thelbësore të ecim përpara dhe të përmirësohemi, sidomos në sport. Pikërisht këtë po përpiqemi të bëjmë”, deklaroi Tuchel.

Tekniku gjerman ishte i kënaqur edhe me mënyrën se si skuadra menaxhoi ndeshjen, veçanërisht duke pasur parasysh ngarkesën e madhe të kalendarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, shumë të rrjedhshme. Dominuam pjesën më të madhe të takimit, me përqendrim të madh, pavarësisht se ishte ndeshja jonë e katërt në vetëm tre javë. Vendosëm një standard të lartë. Niveli është i lartë dhe jam i kënaqur që të gjithë po japin maksimumin”, u shpreh trajneri i Anglisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tuchel foli edhe për Harry Kane, i cili festoi një tjetër moment historik me kombëtaren angleze, duke barazuar rekordin e Peter Shilton për numrin e paraqitjeve.

Trajneri i “Tre Luanëve” e vlerësoi maksimalisht sulmuesin, duke theksuar se paraqitjet e tij të nivelit të lartë nuk duhen marrë si diçka e zakonshme.

“Është ajo që di të bëjë, por nuk e marr kurrë si të mirëqenë. Ai është thjesht i jashtëzakonshëm në çdo ndeshje”, tha Tuchel për kapitenin anglez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?