U aktivizua i dëmtuar, Pique mbyll para kohe sezonin te Barcelona

Gerard Pique shtrëngoi dhëmbët për të luajtur ndaj Mallorcas, por e pësoi keq. Qendërmbrojtësi katalan ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë në ndeshjet e ardhshme, që do të thotë se praktikisht e ka mbyllur sezonin.

Klubi i Barçës ka raportuar mëngjesin e sotëm, përmes një deklarate, se ka një përkeqësim të dëmtimit në aduktorin e këmbës së majtë.

Në ndeshjet e mbetura të sezonit, Eric Garcia pritet të marrë vendin e tij, pasi Xavi ka më shumë besim tek ai sesa te Lenglet. Në takimet e fundit Barça do të përballet me Betisin, Celtan, Getafen dhe Villarrealin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?