FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U ble për 50 mln euro, Sigurdsson të parin e shënon supergol nga 40 metra (Video)

Me paratë e fituara nga shitja e Romelu Lukaku-t, Everton vendosi të bënte një shpenzim marramendës duke blerë nga Swansea islandezin Gylfi Sigurdsson për 50 mln euro. Ish-futbollisti i Tottenham ka treguar me kohë se është një lojtar me mjaft vlera dhe të njëtën gjë dëshmoi edhe në takimin e luajtur mbrëmë kundër Hajduk Split për “Europa League”.

Kroatët kishin kaluar në avantazh në fundin e pjesës së parë dhe një tjetër gol do të rindezte luftën për kualifikim, por në minutën e 46-të, menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, Gylfi Sigurdsson dogji shpresat e vendasve.

27-vjeçari realizoi një gol spektakolar nga 40 metra duke shtangur portierin kundërshtar që nuk pati mundësi tjetër veçse të nxirrte topin nga rrjeta. Ky ishte goli i parë i Sigurdsson me bluzën e bluve të Liverpulit të cilët siguruan pjesëmarrjen në fazën e grupeve të “Europa League”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?