U bleu 27 bileta familjarëve për ta parë duke luajtur, Guardiola e dërgon në tribunë

Një ndër lojtarët më të lumtur të Manchester Cityt kur mësoi se do të ndeshej me Shakhtar Donetsk në Champions League ishte Oleksandr Zinchenko. 21-vjeçari ishte i emocionuar për shkak se do të luante kundër ish-skuadrës së tij, prej nga edhe u transferua në Angli.

Për ta bërë edhe më të veçantë mbrëmjen e të martës, ukrainasi siguroi 27 bileta për familjarët dhe miqtë e tij më të ngushtë, të cilët i donte patjetër aty, me shpresën që trajneri Pep Guardiola do t’i rezervonte disa minuta kundër Shakhtar.

Edhe pse roli i tij natyral është ai i organizatorit, lojtari i ri thuajse gjithë sezonin e kaluar ka qenë në skuadrën e parë si zëvendësues i mbrojtësit të krahut të majtë, Fabian Delph, për shkak të dëmtimit të Benjamin Mendy. Emocionet u rritën edhe më shumë kur të hënën, një ditë para sfidës së përfunduar 3-0 në favor të anglezëve, Guardiola e mori pranë tij në konferencën për shtyp. Por në fund, ai u dëshpërua kur mësoi se nuk ishte grumbulluar as mes rezervave që do të qëndronin në stol.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?