U dëmtua me Kombëtaren, Gjimshiti humb derbin me Veselin në Serie A

Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim në ndeshjen me Skocinë dhe u largua nga grumbullimi vetëm një ditë para ndeshjes miqësore ndaj Uellsit.

Dëmtimi mesa duket nuk është shumë i rëndë për qendërmbrojtësin kuqezi, por megjithatë, me shumë gjasa këtë javë nuk do të jetë i gatshëm për Atalantën.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat raportojnë se mbrojtësi është stërvitur në mënyrë të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës dhe ditët në vijim do të shihet gjendja e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka nisur të gjejë minuta në kampionat, madje shënoi edhe gol në fitoren e thellë 4-1 ndaj Interit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë javë, Atalanta luan në kampionat ndaj Empolit dhe Gjimshiti do të kishte një “derbi shqiptar”, duke qenë se në krahun tjetër, është edhe Frederik Veseli i cili ka lënë pas dëmtimet dhe luajti titullar në dy ndeshjet e Kombëtares.

Ditët në vijim, do të shihet më mirë gjendja e Gjimshitit që me shumë gjasa, Gasperini nuk do ta rrezikojë, duke qenë se edhe të tjerët që ishin të dëmtuar, janë rikthyer.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?