U dëmtua ndaj Besiktasit, portieri Selmani do të operohet
Gentian Selmani ishte i pafatë në ndeshjen e kthimit ndaj Besiktasit duke pësuar një dëmtim të rëndë, që e detyroi të braktiste ndeshjen. Klubi bardheblu ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku njofton se ai ka pësuar frakturë dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
“Shërim të shpejtë @gentian_selmani ! Bardheblutë të presin të veshësh sërish dorezat e portierit.
Gentian Selmani pëson një frakturë të tibias dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale si mënyrë për rikthimin më të shpejtë në fushë”, shkruan klubi i Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

