U dëmtua ndaj Lazios, trajneri i Portugalisë flet për gjendjen e Ronaldos

Cristiano Ronaldo u dëmtua në ndeshjen e fundit me Juventusin, në kampionat kundër Lazios. Gjithsesi gjendja e portugezit duket se është e mirë, pasi ai ka zbritur në fushë për t’u stërvitur me Portugalinë.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” iu përgjigj thirrjes së kombëtares së Portugalisë për kualifikueset e nëntorit. Sot, në një konferencë për shtyp, trajneri Fernando Santos largoi të gjitha dyshimet për gjendjen e tij: “Cristiano po stërvitet normalisht, nuk tregoi ndonjë problem. Ai është gati të luajë”.

Një deklarim i shkurtër dhe shumë i qartë i Santos, i cili nuk ka ndërmend të bëjë pa yllin e tij, veçanërisht në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?