FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U gjakos në fushë lojtari i Tiranës, Disiplina jep këtë dënim për Pogradecin

Pas goditjes me gurë të futbollistit të Tiranës, Asion Daja, në ndeshjen e fundjavës në Kategorinë e Parë, ka reaguar Komisioni i Disiplinës.

Kështu klubi i Pogradecit është dënuar me 1 milionë lekë (të vjetra) dhe zhvillimin e katër ndeshjeve pa tifozë, në bazë të shkeljes “Hedhje e sendeve brenda rrethimit të fushës”.

Në ndeshjen Pogradeci-Tiranë që u luajt këtë fundjavë, në minutën e 66-të futbollisti i Tiranës u godit me çakmak nga tifozët, duke u çarë kështu në kokë, ku ju desh të bënte dhe dy qepje, për të mbyllur plagën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pogradeci nuk është skuadra e vetme e dënuar nga Disiplina, pasi dhe Skënderbeu dhe Partizani gjobitën me 2 milionë lekë (të vjetra) për shkak të tifozerisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?