FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U largua i turpëruar, ish-‘ylli’ i Realit bëhet pishman: Dua të rikthehem …

Portieri legjendar Iker Casillas e dëshiron rikthimin tek Reali i Madridit.

Në një intervistë të dhënë për ‘Vamos”, “gardiani” aktual i Portos ka folur për të ardhmen e tij pasi nuk e ka fshehur dëshirën për tu rikthyer në “Bernabeu”, shkruan “calciomercato”.

President i Real Madridit? “Nuk do të dëshiroja që të jem, por do të dëshiroja që të rikthehem në Real, ku kam lindur dhe ku kam fituar çdo gjë”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E ardhmja? E ndryshojë mendjen çdo gjashtë muaj; e vetmja gjë që e di është se edhe sot do të luaj dhe zgjohem me idenë për t’u kënaqur në çdo ndeshje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Këtë e bëj sepse nuk e di kur do të jetë ndeshja e fundit. Kështu që përpiqem të luaj dhe të kënaqem në çdo moment”, ka thënë në fund të kësaj interviste ish portieri i Spanjës dhe Real Madridit.

Kujtojmë që pas 17 vitesh Iker Casillas u largua i turpëruar dhe me lot në sy nga Reali i Madridit, pasi kishte konflikte të vazhdueshme me teknikun Jose Mourinho.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?