U largua nga stadiumi pa mbaruar ndeshja, Reali gjobit rëndë Bale
Fitorja 3-0 në Kupën e Mbretit nuk është e mjaftueshme për të kthyer qetësinë te Real Madrid. Drejtuesit madrilen janë inatosur shumë me sjelljen e dy futbollistëve: Gareth bale dhe Isco. Uellsiani la stadiumin që në minutën e 78-të në ndeshjen e humbur 0-2 ndaj “San Sebastian”.
Skuadra merengues ka një rregullore të brendshme, e cila thotë se të gjithë futbollistët duhet të shohin ndeshjet nëse nuk janë në dispozicion në stadium ose në dhomat e zhveshjes. Bale thuhet se ka marrë një gjobë të rëndë nga madrilenët.
Shokët e skuadrës janë ankuar për sjelljen e Bale. 29-vjeçari ndërkohë ka pranuar fajin, por vijon të mungojë për shkak të një dëmtimi, i cili është i 23-ti për të te Reali. Në gjithë karrierën te Reali ka humbur 82 ndeshje, duke munguar në çdo katër ndeshje mesatarisht.
Për Iscon ndërkohë situata është më e ndërlikuar, pasi spanjolli ka një marrëdhënie të acaruar me trajnerin Solari, i cili e ka jashtë planeve të tij. /Rozalb Lika- Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

