U nda nga gruaja, mbrojtësi i City-it hakmerret ndaj familjes së saj

Historia e dashurisë mes mbrojtësit të Manchester City-t, John Stones, dhe bashkëshortes së tij, Millie Savage mori fund pas 9 vitesh. “Divorci” mësohet se është zyrtarizuar në muajin dhjetor. Futbollisti i përfaqësueses angleze mësohet se është transferuar në një apartament pranë fushave të stërvitjes së City-t, duke lënë në banesën e vjetër Millie-n dhe djalin e tyre 18-muajsh.

Por historia nuk mbyllet me kaq. Sikurse njofton “Daily Mail”, Stones ka pushuar nga puna edhe prindërit dhe vëllain e tashmë ish-partneres së tij, të cilët prej kohësh punonin për të dhe i paguante 2000 paundë në muaj.

Stones është treguar vërtet i pashpirt: Millie-n e la vetëm, ndërsa të afërmit e saj të papunë. Më keq nuk ka ku të shkojë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?