U përfol për t’i zënë vendin Gattusos, reagon Wenger

“Është një lajm fals”. Këto janë fjalët e drejtpërdrejta për të interesuarit e “beIN SPORTS”, ku Arsen Wenger punon si komentator për ndeshjet e Champions League.

“Nëse do të nënshkruaja diku do t’ua kisha thënë, por është lajm i gabuar. Nuk mund t’i dominoj zërat, mund të dominoj vetëm jetën time. Për momentin jam vetëm i përqendruar te puna që bëj në beIN SPORTS dhe nuk është e thjeshtë”, qartësoi ish-tekniku i “Topçinjve”, i përfolur se do të jetë trajneri i ri i skuadrës kuqezi.

Pikërisht nga Londra, do të mbërrijë më 1 dhjetor drejtori i ri i Milan-it, ish-drejtuesi i “Topçinjve”, Ivan Gazidis. Për momentin, Rino Gattuso mund të flejë i qetë. Jo vetëm për shkak të tre fitoreve radhazi në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?