FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U sulmua me thikë pas stërvitjes, zbardhet deklarata e Gjokës në polici

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Shkodër me protagonist trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjokën. Numri një i stolit të kuqebluve në momentin që po dilte nga stadiumi “Reshit Rusi” pas përfundimit të stërvitjes u sulmua nga një shtetas me kapuç në kokë. Numri një i skuadrës kuqeblu ka dhënë versionin e tij për ngjarjen në polici.

Deklarata e Gjokës në polici:

Nuk e di kush e ka bërë sulmin ndaj meje. Nuk kam me askënd probleme. Nuk e kam idenë. Nuk njoh aq shumë ne Shkoder. Unë merrem veç me stërvitjet dhe ndeshjet. Agresori erdhi nga mbrapa kur isha tek makina në fund të stërvitjes. Prane meje ishte Gilman Lika që më ndihmoi bashkë me qytetare që ishin aty. Nuk e prisja të ndodhte. Më sulmuan pasi kishte mbaruar stërvitja. Nuk e kuptoj pse ka ndodhur sepse skam probleme me askënd.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?