U vërshëllye nga tifozët, Joao Felix mendon divorcin e njëanshëm me Atleticon

Joao Felix dhe Altetico e Madridit mund të përfundojnë në gjyq. Ylli portugez po shqyrton mundësinë e zgjidhjes së kontratës që e lidh atë me Atleticon e Madridit në mënyrë të njëanshme.

Nëse do të ndodhë kështu, avokatët e Félixit tashmë do të marrin në konsideratë hipotezat e ndryshme në tryezë, duke përfshirë përfundimin e njëanshëm, të cilin ata do të duhet ta justifikojnë në një mënyrë të pakundërshtueshme.

Për João Félix, situata në Madrid ishte bërë e paqëndrueshme, aq më tepër pas asaj që ndodhi në debutimin e Atléticos në ligën spanjolle, kundër Granadas. Lojtari portugez u objektiv i sulmeve dhe ofendimeve nga tifozët në tribuna, gjë që i la një shije të hidhur për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?