FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U vlerësua më i miri i derbit, Vecino: Golat në fund nuk janë rastësi

Mesfushori i Interit, Matias Vecino, foli pas fitores në derbin ndaj Milanit me rezultat 1-0 në Serie A.

Uruguaiani që kur erdhi te zikaltrit është treguar vendimtar në sukseset e skuadrës nga Milano, kështu ndodhi dhe të dielën kur asistoi te goli i Mauro Icardit, teksa u vlerësua me notën më të lartë (8) nga “Whoscored”.

“Po na ndodh shpesh që ne po shënojmë gola të vonshëm vendimtarë, nuk është rastësi”, ka thënë Vecino për “Inter TV”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është pjesë e nivelit tonë fizik, plus ne nuk ndalojmë së besuari. Derbi është pjesë e veçantë nga sezoni dhe na jep më shumë besim për të mërkurën ndaj Barcelonës në Champions League. Njerëzit janë më shumë  emocionues për derbin dhe ne dëshironim t’i jepnim gëzim”, shtoi mesfushori.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?