UEFA dënon Besiktasin për dhunën në “Air Albania”, Tirana pret vendimin

Dhuna në stadiumin “Air Albania” që shtyu me 15 minuta nisjes e takimit Tirana- Besiktas ka sjellë edhe reagimin e UEFA-s. Komisioni i Disiplinës pranë këtij institucioni ka gjobitur me 40 mijë Euro dhe përjashtuar për 1 ndeshje si udhëtues tifozët turq.

Gjithsesi ky ndëshkim mbetet i pezulluar për 2 vjet dhe hyn në fuqi nëse shkelja përsëritet. Këtë vendim e konfirmoi vetë klubi i Besiktasit në faqen zyrtare.

Në takimin e Conference League të luajtur më 3 Gusht në Tiranë pati përplasje mes tifozëve, ndërsa më pas gjithçka vijoi normalisht pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përleshje mes tifozëve pati edhe pas takimit në rrugët e kryeqytetit ku policia njoftoi arrestimin e 14 personave shqiptarë dhe turq. Tirana ende nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar për dënimin që do të marrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?