FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA e shpall lojtarin e ndeshjes, Sahiti: E di se çfarë mund t’i bëjnë mediat një lojtari

Mesfushori i Skënderbeut, Suad Sahiti, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Jang Bojsit nga votat e fansave në faqen zyrtare të UEFA-s në internet. Ai tregon se po mundohet të sillet si profesionit duke mos u ndikuar nga lëvdatat e shumta që ka marrë nga mediat që kur u zyrtarizua transferimi i tij në Korçë.

“Është ndjenjë e veçantë sidomos për ne lojtarët e rinj të luash në grupe të Ligës së Europës, një nga kompeticionet më të fortë. Jam i kënaqur te Skënderbeu dhe shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të kënaqim të gjithë shqiptarët.

Në gjurmët e Latifit? Liridoni ka qenë ndër më të mirët e Skënderbeut dhe ka bërë një punë shumë të mirë. Unë jam këtu për të dhënë më të mirën dhe për të arritur sa më larg në ndonjë ekip europain.
Kampionati maqedonas në krahasim me atë shqiptar? Kampionati maqedonas është i mirë, por jo aq i fortë sa kampionati shqiptar. Këtu luhet më shpejt dhe kundërshtarët janë më të mirë. Do mundohem të ambientohem sa më shpejt në skuadër sepse kemi grup të mirë lojtarësh dhe ekziston një atmosferë e mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lëvdatat e mëdha nga mediat? Ne jemi profesionistë dhe e dimë se çfarë mund të të bëjnë mediat, të ngrenë shumë lart dhe të rrëzojnë shumë poshtë. Duhet të punojmë sa më shumë për suksesin e duhur, me punë duke i bërë të gjitha gjërat si duhet do arrij sukses dhe me Skënderbeun”, tha Sahiti pas ndeshjes për “Supersport”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?