UEFA gati të japë dritën jeshile për rikthimin e tifozëve në Champions League
Finalja e Superkupës së Europës mes Bayernit dhe Sevillas në Budapest ishte testi i parë për UEFA-n për të kuptuar mundësinë e rikthimit të mundshëm të tifozëve.
Një provë, që sipas “Mundo Deportivo” shkoi mjaft mirë, teksa gjatë së hënës pritet një lajmërim zyrtar për rikthimin e tifozëve për duelet e Champions League, sigurisht në numër të kufizuar.
Në Itali për momentin lejohet deri në 1 mijë tifozë, teksa në fillim të këtij muaji është parashikuar një tjetër takim për rritjen e numrit të tifozëve në stadium. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

