UEFA letër FSHF për Luftëtarin: Po i hetojmë, mos e bëni publike

UEFA ka filluar një hetim zyrtar për trukime ndeshjesh kundër klubit të Luftëtarit. Skuadra gjirokastrite mori pjesë në Ligën e Europës për herë të parë në historinë e vet në këtë edicion por u njollos me dy paraqitje të shëmtuara të cilat të kombinuara me luhatjet e frikshëm të koeficienteve bënë që në të gjithë botën të ndizeshin sinjalet e dyshimeve për manipulime të rezultatit në favor të basteve sportive.

Hetimi prej UEFA-s ka nisur prej disa muajsh por është detyruar së fundmi të lajmërojë edhe FSHF-në se i ka bllokuar pagesën klubit gjirokastrit si pjesë e këtij hetimi. Në dokumentin e publikuar nga “Procesi Sportiv”, që i drejtohet sekretarit të FSHF Ilir Shulku, i bëhet e ditur palëve që të mos bëjnë asnjë koment deri në një moment të dytë.

Përmbatja e dokumentit

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo korrespondencë është për t’ju dhënë informacion në lidhje me shpërndarjen e pagesave të solidaritetit për klubet pjesëmarrëse në fazën kualifikuese të Ligës së Europës për sezonin 2018-2019.

Swiss Digital Mobile Reklama

KS Luftëtari është i përfshirë në disa ndeshje të Ligës së Europës të cilat janë në hetim paraprak nga Komisioni i Integritetit i UEFA sipas nenit 12 të Rregullores Disipliniore të UIEFA-s. Vini re që pagesat e solidariteti janë bllokuar në pritje të përfundimit të hetimit.

Siç jeni në dijeni, UEFA ka një detyrim të mbrojë integritetin e kompeticioneve të saj dhe të parandalojë të gjitha mënyrat që mund të rrezikojnë rregullsinë e ndeshjeve apo aktiviteteve apo të lindin dyshime për abuzim me futbollin në përputhje me Nenin 2 të Statutit të UEFA.

Si rrjedhojë, ne do të kërkonim që FSHF dhe klubi në fjalë të mos bëjë asnjë komunikim publik në lidhje me këtë komunikim dhe përmbajtjen e tij. Ju do të kontaktoheni nga Komisioni i Integritetit i UEFA në momentin e duhur nëse ndonjë gjë tjetër do të kërkohet nga ju në lidhje me këtë çështje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?