FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA nuk i lejon të stërviten në Wembley, Gosens: Do ta heshtim atë stadium!

Gjermania nuk do të mund të stërvitet në Wembley para ndeshjes kundër Anglisë. Zakonisht ekipet kombëtare mund të zhvillojnë një seancë stërvitore por duke pasur parasysh ndeshjet radhazi të luajtura në stadiumin historik, UEFA ka mohuar autorizimin për përzgjedhjen gjermane.

Gjysmëfinalet dhe finalet e Euro 2020 do të luhen gjithashtu në stadiumin e Londrës. Kjo është raportuar nga RMC Sport.

Robin Gosens, anësori i Gjermanisë dhe Atalanta, ndërhyri për të analizuar ndeshjen e së martës kundër Anglisë: “Do të jetë stadiumi i gjithi kundër nesh? Do të jetë një motiv shtesë, qëllimi është të heshtim Wembley. Pritshmëria është e madhe, por unë jam vërtet gati”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?