UEFA nuk lejon që Struga të luajë ndeshjen e saj në “Elbasan Arena”

Dështojnë planet e ekipit të Strugës për të luajtur ndeshjen e play off në Conference League përballë Breidablik në stadiumin “Elbasan Arena”.

Është pikërisht qeveria europiane e futbollit, UEFA që nuk lejon që kjo ndeshje të zhvillohet në Shqipëri, duke e zhvendosur atë në qytetin e Ohrit.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit të Strugës: “ZYRTARE, Ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Ligën e Konferencës kundër skuadrës përfaqësuese të Islandës, Breidablik, do ta zhvillojmë në Ohër”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?