UEFA përjashton klubin rus, shkelli rregullat e “Fair Play Financiar”

UEFA nëpërmjet një komunukate ka njoftuar përjashtimin e skuadrës ruse Rubin Kazan nga Kupat e Europës. Klubi me qendër në Kazan nuk do të marrë pjesë në kompeticionet e europiane në sezonin 2019-2020 (vendimi ishte për sezonin aktual, por meqë ekipi rus nuk është kualifikuar as në Europa League, pezullimi aplikohet për sezonin pasardhës), pasi nuk i është përmbajtur paktit të arritur me në maj të vitit 2014.

UEFA nuk e specifikon se cila pikë e marrëveshjes është shkelur, por në thelb nuk ndryshon asgjë. Rubini ishte gjobitur fillimisht 3 milionë euro, ndërsa tani duhet ta paguaje edhe më shtrenjtë faktin që ka shkelur pikat e marrëveshjes së 2014-ës.

Rubin Kazani duhet të presë edhe një vit tjetër për rikthimin e Kupat e Europës, pasi në fund të sezonit të kaluar u rendit në mesin e tabelës, pikërisht në vendin e 10-të, duke mbetur jashtë zonës europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?