FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA vë rregulla të forta për flamujt në Superkupën e Europës

Më 8 gusht në stadiumin “Telekom Arena” të Shkupit do të luhet Superkupa e Europës mes Real Madridit (fitues i Champions League) dhe Manchester United (fitues i Europe Lague).

UEFA dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë kanë njoftuar se tifozët që do të jenë në stadium do të mbajnë vetëm flamuj të shteteve të dy ekipeve finaliste, domethënë flamurin e Spanjës dhe të Anglisë.

Sipas njoftimit të EUFA-s dhe FFM-së, flamujt nuk duhet të jenë më shumë se 1 metër të gjatë dhe 250 centimetra të gjerë, në të kundërt do të konfiskohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu nuk do të lejohen flamujt të cilët përcjellin mesazhe me përmbajtje kërcënuese për sigurinë publike ose kanë mesazhe diskriminuese dhe ofenduese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk do të lejohen edhe flamujt të cilët pengojnë shikuesit tjerë dhe kamerat të cilat do të transmetojnë ndeshjen e madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?