UEFA zbulon formacionin e vitit, dominon Reali me 5 futbollistë
UEFA ka publikuar sot formacionin ideal për vitin 2017, në bazë të votave të përdoruesve të faqes së saj, të cilët kanë përzgjedhur 11 më të mirët e vitit. Në portë është zgjedhur Bufon i Juventusit me 41 për qind të votave.
Thuajse më të njëjtën përqindje votash ka marrë edhe Dani Alvesh, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e bardhezinjve, Në qendrën e mbrojtjes Serxhio Ramos ka marrë 73 për qind të votave, ndërkohë që së bashku me të është edhe Xhorxhio Kielini. Në krahun e majtë votuesit e UEFA-s kanë zgjedhur Marselon.
Në mesfushë janë zgjedhur dy yjet e Realit Modriç dhe Kros, ndërkohë që në krahë të tyre është edhe ylli i Sitit, De Bryne. Hazard është në rolin e trekuartistit, ndërkohë që dyshja sulmuese është Mesi dhe Ronaldo. “Pleshti” ka marrë 33 mijë vota më shumë se portugezi. Reali ka më shumë se të gjithë lojtarë, 5 të tillë. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

