FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

UEFA zgjedh gjyqtarin e mirënjohur për Skënderbeu-Young Boys

UEFA ka përzgjedhur gjyqtarë holandezë për sfidën e “Elbasan Arenës” mes Skenderbeut dhe Young Boys në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe të Europa League.

Gjyqtar kryesor do të jetë i i mirënjohuri Kevin Blom, ndërsa ndihmës të tij Charles Schaap, Joost van Zuilen dhe Jeroen Manschot.

Blom bën pjesë na kastën e gjyqtarëve më të rëndësishem të FIFA-s, pasi ka gjykuar në vazhdimësi ndeshje të kompeticioneve më të rëndësishme europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për publikun shqiptar mbahet mend sidomos për drejtimin e ndeshjes Shqipëri – Norvegji, e vlefshme për eliminatoret të Botërorit 2014, ku vendosi ai gol i mrekullueshëm i Hamdi Salihit, pas një skeme të aplikuar me shumë zgjuarsi nga kuqezinjtë që atëherë drejtoheshin nga Gianni De Biasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu Blom ka vënë drejtësi edhe në një ndeshje të Kosovës për kualifikuesit e Botërorit “Rusi 2018”. Më konkretisht në transfertën me Ukrainën, të cilën skuadra e Bunjakit e humbi me rezultatin 3-0.

Blom është i punësuar në kohë të plotë në Federatën Honaldeze të Futbollit, pasi përveçse arbitron në Eredivizie, mban edhe postin e koordinatorit arbitral.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?