Uellsi sfidon Shqipërinë me një nga futbollistët më të shpejtë në botë
Shqipëria do të luajë nesër miqësore ndaj Uellsit, një kundërshtar që ka emra të mëdhenj në përbërje si Gareth Bale apo Aron Ramsey. Gjithsesi, duke qenë se është vetëm miqësore, Uellsi do provojë edhe disa lojtarë të rinj, ku mes tyre edhe Rabbi Matondo.
18-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më të shpejtë në historinë e futbollit. Matondo është pjesë e skuadrës së Manchester Cityt-U23, teksa këtë sezon me qytetarët ka mundur të zhvillojë plot 16 sfida duke realizuar 8 gola dhe dhënë 5 asist.
Sipas testimeve të kohës së shpejtësisë që janë bërë në ekipin anglez të Cityt, futbollisti në fjalë ka dalë më i shpejtë edhe se Leroy në sprint 20 metra. Sipas gjasave uellsiani do të debutojë me Kombëtaren e tij për herë të parë në përballjen kundër Shqipërisë.

KOHA JONË SONDAZH

