“Ujqërit e Dëborës” gabojnë sërish, marrin vetëm 1 pikë

Ashtu si dy javë më parë ndaj Dinamos së Kievit, Skënderbeu ka kaluar i pari në avantazh, por sërish nuk ia kanë dalë të ruajnë avantazhin ndaj Young Boys në “Elbasan Arena”.

Fatmirësisht nuk u përsërit i njëjti skenar si në Kiev, ku pas golit të barazimit pësoi edhe dy gola të tjerë, por në “Elbasan Arena” ndeshja u mbyll me shifrat e barabarta 1-1.

Në 45 minutat e para janë miqtë zviceranë që rrezikojnë të parët dhe herë pas here tentojnë edhe të gjejnë rrugën e rrjetës, por Orges Shehi u tregua tepër i saktë duke e ndalur topin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me rrjeta të paprekura u mbyll edhe fraksioni i parë i ndeshjes. Në ndryshim nga pjesa e parë, Skënderbeu u shfaq më i rrezikshëm pas rifillimit të lojës, e në momentin e tyre më të mirë Ali Sowe në të 65-tën ka kaluar në avantazh “Ujqërit e Dëborës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por pas shënimit të golit janë zviceranët ata që hidhen në sulm dhe u shpërblyen me gol, nga Assale i cili i gjendur i pambuluar në hyrje të zonës ka gjetur në befasi Orges Shehin duek barazuar shifrat. Minutat e mbetura nuk sollën asgjë të re për asnjë prej skuadrave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?