FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ukraina mbetet pa portier për shkak të Covidit, grumbullon trajnerin e portierëve

COVID-19 lë Ukrainën pa portierë për miqësoren që është parashikuar ditën e sotme ndaj Francës në mbrëmje. Pas testeve të kryera vetëm një nga portierët e grumbulluar është i shëndetshëm, pra është negativ.

Dy portierët e tjerë janë pozitiv dhe janë izoluar, duke ndjekur protokollin e UEFA-s. Në emergjencë për një portier të dytë, ish-sulmuesi i Milanit ka përfshirë në listë trajnerin e portierëve, Oleksandr Shovkovsky.

45-vjeçari e ka mbyllur karrierën e tij si profesionist në dhjetor të vitit 2016, por ka vazhduar të stërvitet në mënyrë individuale duke qëndruar në një formë shumë të mirë. Gjithsesi ai nuk pritet të aktivizohet, vetëm në rast se portieri Georgy Bushchan rezulton pozitiv apo dëmtohet gjatë ndeshjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?