Uli Hoenes: Nuk ka asnjë futbollist që vlen 100 milionë Euro

Shifrat e cmendura të transferimeve të kësaj vere, janë jashtë cdo logjike dhe nuk mund  të prekin merkaton e Bayernit të Myhinit. Ky është qnëdrimi i presidenti i bavarezëve, Uli Hoenes, i cili thekson se klubi që ai drejton nuk mund të bjerë në granckën merkatos, edhe pse i ka paratë për të blerë lojtarët më të mirë në qarkullim.

“Jemi në një pikë ku duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Nuk ekziston asnjë klub ne botë që të ketë më shumë para sesa ne për të investuar, por, për të qenë i sinqertë, mendoj se asnjë futbollist nuk vlen 100 milionë euro. Ka ardhur momenti për të thënë mjaft!

PSG shpenzoi 222 milionë për Neymar, Barcelona 145 milionë për Dembele, ndërsa për Bayernin blerje më e shtrejtë e verës ishte francezi Tolliso, që kushtoi 41.5 milionë, ndërsa për huazimin e James Rodriguezin kampionët e Bundesliës shpensuan 13 milionë euro, plus 42 milionë që do t’i paguhen realit për blerjen përfundimtare të kolumbianit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hënes komentoi edhe zërat për blerjen e mundshme të Julian Draxler nga PSG.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse do të ishim të vendosur për blerjen e Draxler, pyetja radhës, sikurse ndodhi në rastin e Jamesit, do të jetë: cfarë do të bëhet me Tomas Muller?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?