Unai Emeri: Nejmar do të bëhet futbollisti më i mirë në botë te PSG

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emeri, ishte i bindur se braziliani Nejmar do të jetë një ditë më i miri në botë, dhe kjo gjë do të ndodh në klubin aktual.

“Nejmar do të jetë lojtari më i mirë në botë, jam i sigurt. Kjp gjë do të ndodh këtu te PSG,” tha trajneri në konferencën për shtyp para ndeshjes së kampionatit që do të luhet nesër ndaj Montpelje. Kjo ishte një mënyrë që strategu spanjoll të mbronte kur u pyet se pse klubi nuk e vlerëson atë aq shumë sa të tjerët bëjnë me yjet e tij.

Emeri tregoi se nuk është e sigurt nëse braziliani do të kthehet nesër në ekip, për shkak të problemeve fizike. “Ai do të kthehet kur të jetë në 100 për qind të formës së tij më të mirë”, u shpreh strategu i PSG. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?