United bën gati dy largime, më pas nis sulmi për yllin e Fiorentinës
Jo vetëm André Onana dhe Rasmus Hojlund, Manchester United po përgatit një tjetër goditje në merkato. Dail Mail raporton se Djajtë e Kuq presin të marrin oferta më të larta nga Real Sociedad për Donny Van de Beek dhe nga Galatasaray për Fred , në mënyrë që t’u japin hapësirë të lirë mesfushorit maroken.
Vetëm pasi të lirohen dy mesfushorët, të cilët nuk janë më pjesë e planeve të trajnerit gjerman, United do të mund të nisë në ofensivë me Fiorentinën dhe të paraqesë një ofertë për një nga mesfushorët më të mirë të Botërorit të kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

